Rrezik emergjent për kalimtarët në Durrës që kalojnë pranë sheshit “Pranvera”. Nga kjo ndërtesë e lartë disa kate e veshur prej xhami, sot kanë filluar të shkëputen copa xhami dhe të bien në trotuar dhe rrugë.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila sapo ka arritur në vendngjarje, ka nisur të bëjë bllokimin e rrugës me shirit, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm ndaj qytetarëve.

Pallati ndodhet përballë stacionit të autobusëve të linjës së Plazhit, në një nga zonat më të frekuentuara në qytet.