Një mesoburrë është rrahur në mënyrë kafshërore rreth një orë më parë, pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.

Një “konflikt banal” siç e cilëson policia e Durrësit ka degjeneruar në rrahje në mes të rrugës, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve.

Po sipas dëshmitarëve, dy dhunuesit kanë vijuar ta godasin viktimën e tyre me shkelma dhe grushte edhe pse ishte shtrirë përtokë.

Në një komunikim zyrtar me “DurrësLajm“, policia vendore mohon që në spitalin e qytetit të jetë paraqitur dikush për të kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet nëse autorët e rrahjes, që sipas dëshmitarëve ishin dy të rinj, të jenë shoqëruar në polici për sqarime rreth ngjarjes.

Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se kanë tentuar të komunikojnë me policinë e Durrësit në dy numrat e telefonit të publikuar online, por në asnjërin prej tyre nuk është përgjigjur asnjë efektiv policie, megjithëse duhet të jenë funksional 24/7.