Propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka mbledhur në Prishtinë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët kërkojnë që kryeministri Albin Kurti ta “bllokojë tarifën”.

Në protestën që nisi prej sheshit “Zahir Pajaziti”, qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”, raporton Gazeta Express.

“Largoje KEDS-in”, është njëra nga thirrjet tjera të protestuesve.

Ata thonë se s’duan të paguajnë rrymë edhe për komunat në veri të vendit.