Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar mesditën e kësaj të mërkure me demokratët e Hasit.

Takimi është zhvilluar në Degën e PD atje, pasi Berisha prej mëngjesit është nisur drejt Tropojës ku do të mbërrijë pasdite dhe në orën 16.30 ka “Foltoren” e radhës.

Berisha ka ftuar demokratët që t’i bashkohen Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit për të rithemeluar PD-në.

Lideri historik i PD pati edhe akuza për qeverinë Rama.

Më datë 5 Dhjetor ish-Kryeministri Berisha do të ketë një takim me demokratët e diasporës në SHBA.