Bloomberg ka raportuar se një numër në rritje i kundërshtarëve të SHBA-së, të udhëhequr nga Rusia, janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 përmes kompanive tregtare dhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) gjeneruese.

Rusia përbën kërcënimin më serioz në këtë cikël zgjedhor, sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin duke diskutuar për vlerësime jo publike.

Moska me gjasë i sheh zgjedhjet si një mundësi për të ndjekur qëllimet më të gjera për të zvogëluar mbështetjen për përpjekjet e luftës të Ukrainës, duke gërryer besimin në institucionet demokratike dhe duke minuar besimin në SHBA më gjerësisht, thanë zyrtarët.

Komuniteti i inteligjencës pret që Rusia të shfrytëzojë ndarjet sociale në SHBA, duke përfshirë protestat në kampuset e kolegjeve ku njerëzit mbështesin palestinezët në konfliktin e Gazës, shkruajnë mediat.