Bora Zemani do të prezantojë për të dytën herë spektaklin më të madh të kërcimit, Dancing With The Stars.

Pak ditë më parë u publikua edhe spoti i ideuar në mënyrë të veçantë, që të kthente pas në kohë, ne epokën e “The Great Gatsby” në mbrëmjet e shkëlqimit dhe glamurës.

Bora Zemani, shkëlqente me një fustan të bardhë, ndërsa mbante në kokë edhe një aksesor.

Fustani saten me pelerinë dhe pupla që mbante veshur Bora Zemani, kushton 3450$, ndërsa takat ngjyrë mente 1125$.

Kujtojmë se Spektakli më i madh i kërcimit, Dancing With The Stars do të startojë më 6 tetor. Programi me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, çdo të premte për më shumë se 12 javë.