Durrësi është kryeqyteti i turizmit dhe janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për të patur një sezon veror të suksesshëm. 

Me këto pamje dhe këtë deklaratë e nis mëngjesin e sotëm kryebashkiakja e Durrësit, e cila ka publikuar në faqen e saj të Facebook-ut momente nga punimet në vijën bregdetare.

Sako thotë se përveç pastrimit të përditshëm të qytetit dhe të gjithë vijës bregdetare, po punohet për plugimin dhe dezinfektimin e rërës.

“Të gjithë bashkë për Durrësin Turistik.”, e mbyll postimin e saj kryebashkiakja Sako.