Ish-kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kryebashkiaken Emiriana Sako për dëmet në njerëz të shkaktuara prej tërmetit të 26 nëntorit.

Berisha ka thënë dy fjalë edhe për “problemin tjetër”, kandidatin e PD-së zyrtare, Luan Hotin.

Ish kryeministri, Sali Berisha:

Zonja Sako, për të cilën nuk më vjen mbarë të flas, është një zonjë shumë problematike. Ajo ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesat e tërmetit që morën jetë njerëzish. Për hir të së vërtetës, një grua më parë e ngarkuar si kryetare bashkie dha dorëheqjen sepse refuzoi të firmoste ato dokumente. Po si ka mundësi të ndodhë kjo? Janë kaq të pashpirt ndaj qytetarëve. Nuk kanë gjetur kandidaturë tjetër në Durrës.

Pse? Sepse e kanë peng këtë, duhet të ishte në gjykatë.

Dy fjalë për problemin tjetër, krahas kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” kandidon edhe ai i Lul Bravës.

Që ta dini ju, Luan Hoti i është ofruar zytarisht që të marrë pjesë në “primare”. Zoti Hoti refuzoi, nuk erdhi. Po pse? Sepse sekretar ishte i emëruar, nga sekretar Lul Brava e emëroi kryetar pa votë. Ju e dëgjuar Ardi Mukën. Kandidati i Lul Bravës është nën sqetullën e Edi Ramës, sepse ka monopolin e shërbimeve detare nga Saranda në Durrës. I ka dhënë të gjitha portet në një mënyrë anti-ligjore.

Atëherë Luan, kaq shumë të do Edi Rama sa këtë nder nuk ja ka bërë asnjë socialisti tjetër. Ne këtu nuk jemi për monopole, jemi për garën e lirë dhe të fitojë ai që është më i përgatitur. Brava nuk del dot nga selia, filloi të bënte një tur dhe e pritën siç meritonte.

Të zemëruar demokratët nuk e pritën, tani nuk del por me ndihmën e Ramës dhe gjykatësve të tij ka konfiskuar logon. Ata garojnë me logon e PD dhe çfarë përhapin? U thonë të tjerëve që nuk jemi as me Berishën as me Bashën por me logon. Po si mund të jesh me logon e Edi Ramës, të konfiskuar nga ai. Ndaj edhe lutja ime është që në datë 6 mars të mos hidhni votë askund tjetër përveçse në kandidatin tonë.