Kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar punimet për rikonstruksionin dhe riforcimin e shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori” e cila kishte pësuar dëme si pasojë e tërmetit si dhe ndërtimit të palestrës së re të kësaj shkolle.

Këto punime po kryhen me financimin e BE-së nëpërmjet programit EU4Schools zbatuar nga UNDP.

Sako bën me dije se pas përfundimit shkolla do të ketë 32 klasa, 8 laboratorë, palestër të re, dhomën e shërbimeve mjekësore e psikologjike, fushë sportive të jashtme.

“Pas disa muajsh 720 nxënës të kësaj shkolle dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të kryejnë procesin mësimor në ambiente komode dhe me standarte evropiane”, thekson kryetarja e bashkisë.