Kryebashkiakja Emiriana Sako ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar ditën e sotme në Durrës në kuadër të hapjes së sezonit turistik.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se këtë sezon veror funksionojnë 5 qendra shëndetësore verore përgjatë vijës bregdetare të Durrësit të cilat do t’i vijnë në ndihmë 24/7 pushuesve të shumtë.

Postimi i plotë:

Me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në takimin “Sezon Turistik i Shëndetshëm” ku morën pjesë personeli i qendrave shëndetësore të Durrësit. 👩‍⚕️🧑‍⚕️

Janë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të shëndetshëm.

Në Durrës ka shumë qendra shëndetësore dhe ambulanca 🏥🚑 të reja dhe të rikonstruktuara këto vitet e fundit të cilat ofrojnë shërbim mjekësor në ambiente moderne dhe turistët e shumtë që na vizitojnë.

☀️ Këtë sezon veror funksionojnë 5️⃣ qendra shëndetësore verore pergjatë vijës bregdetare të Durrësit të cilat do t’i vijnë në ndihmë 24/7 pushuesve të shumtë.