Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka zhvilluar një vizitë në kopshtin “Neim Babameto”, për të takuar nga afër me personelin dhe vogëlushët.

Kujtojmë se kopshti u rikonstruktua tërësisht pak kohë më parë, ndërsa i janë shtuar shërbimet.

Postimi i plotë:

Zhvillova një vizitë në kopshtin “Neim Babameto”, i cili para pak kohësh është rikonstruktuar tërësisht e tashmë fëmijët qëndrojnë në mjedise me standarte bashkëkohore.

Para pak muajsh kemi shtuar shërbimet në këtë kopësht, i cili u kthye në kopësht me ushqim dhe gjatë rikonstruksionit kopshti u pajis me kuzhinë dhe të gjitha orenditë përkatëse.

Kopshti “Neim Babameto” ka 115 fëmijë të ndarë në 4 grupe nga të cilat 60 fëmijë të ndarë në dy grupe janë me ushqim.

Një falenderim për personelin edukativ dhe ndihmës të këtij kopshti që punon me përkushtim në shërbim të këtyre fëmijëve.