Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se pas rehabilitimit të fasadave në lagjen 16, ekipet e bashkisë po pastrojnë të gjithë kabllot ajrorë duke i vendosur ato nën tokë.

Sako njofton se një ndërhyrje e tillë do të vijojë edhe në lagjen 18.

Postimi i plotë:

Pas rehabilitimit të fasadave në lagjen 16, ekipet tona po pastrojnë të gjithë kabllot ajrorë duke i vendosur ato nën tokë.

Një ndërhyrje e tillë do të vijojë edhe në lagjen 18