Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka zhvilluar sot një takim me sportistët e qytetit teksa ka dhënë dhe një lajm të mirë.

Sako njofton se pallati i sportit “Ramazan Njala” do të rikonstruktohet dhe fushës së lojërave do t’i jepen dimensionet e duhura që të zhvillohen edhe aktivitete me nivel ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Në takim me sportistët 🤾‍♀️ e Durrësit.
I shpreha angazhimin e Bashkisë për mbështetjen e plotë për sportin 🏀 dhe sportistët e Klubit të Shumësporteve “Teuta”.

👉 Gjithashtu pallati i Sportit “Ramazan Njala” do të rikonstruktohet dhe fushës së lojërave do ti jepen dimensionet e duhura në mënyrë që në këtë pallat sporti të zhvillohen edhe aktivitete ndërkombëtare.

Pas rikonstruksionit të plotë Durrësi do të ketë një pallat sporti modern ku do të rikthehet gjallëria tradicionale jo vetëm për aktivitete kombëtare por edhe ndërkombëtare.✅