Kryebashkiakja Emiriana Sako me anë të një statusi në rrjetet sociale, tregon se po investohet vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës në çdo njësi të Durrësit.
Kanalet vaditëse e kulluese në të gjithë bashkinë janë duke u pastruar dhe sistemuar, ndërkohë sapo ka përfunduar pastrimi i kanalit kullues me gjatësi 6,8 kilometra i cili kalon në lagjet Vadardhë dhe Stallë të njësisë administrative Sukth.
Pastrimi i këtij kanali sjell parandalimin e përmbytjeve në këto dy lagje dhe i shërben 17,000 banorëve të zonës.
Po kështu ky kanal i shërben edhe qindra fermerëve për vaditjen e tokave të tyre.
Ndërkaq po punojmë për pastrimin e kanalit kullues në Rrushkull me gjatësi 1, 3 kilometra.