Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, është takuar ditën e sotme me presidentin e klubit Rotary Ancona Conero, Roberto Trignani, bashkë me disa anëtarë të tjerë të këtij klubi.

Sako shkruan në rrjetet sociale se i ka njohur presidentin dhe anëtarët e klubit me vlerat e rralla historike dhe arkeologjike si dhe me potencialin ekonomik e turistik të qytetit.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona bashkëbiseduam gjithashtu rreth rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore me projekte konkrete.”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Prita në një takim presidentin e klubit Rotary Ancona Conero, Roberto Trignani, bashkë me disa anëtarë të tjerë të këtij klubi të cilën po vizitojnë qytetin tonë.

I njoha miqtë italianë me vlerat e rralla historike dhe arkeologjike si dhe me potencialin ekonomik e turistik të qytetit tonë. Diskutuam edhe lidhur me projektet madhore qe po transformojne Durrësin.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona bashkëbiseduam gjithashtu rreth rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore me projekte konkrete.