Vijon mbjellja e pemëve të llojit “Rrap” në shëtitoren “Taulantia” të Durrësit, ku do të mbillen 1000 pemë të tilla. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale kryebashkiakja Emiriana Sako.

Ajo thekson se mbetet nisma prioritare e bashkisë: një Durrës më i gjelbër dhe i pastër.

Përmbushim angazhimin tonë për shtimin e gjelbërimit. Vijon mbjellja e pemëve të llojit “Rrap”në shëtitoren “Taulantia” ku do të mbillen 1000 pemë të tilla. Punojmë çdo ditë edhe për shtimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëra në zonat e tjera të qytetit. Është nisma jonë prioritare një Durrës më i gjelbër dhe i pastër”, shkruan Sako.