Kryebashkiakja Emiriana Sako ka bërë reagimin e saj të parë zyrtar mbi listën e kandidatëve për deputet që do garojnë për qarkun Durrës nga PS.
Pasi emrat u bënë publikë mbrëmjen e djeshme, Sako i ka publikuar sot dy listat (atë të hapur dhe të mbyllur), duke theksuar se kjo është skuadra fituese e qarkut të Durrësit.
“Një ekip ku ka prurje të reja, ndërthurje vlerash, moshash, kontributesh, besimesh, ku mbizotëron qytetaria dhe energjia pozitive për të përfaqësuar me përkushtim maksimal qytetarët durrsakë. Besimplotë për fitoren e radhës me synimin për të vijuar transformimin e Durrësit dhe për Shqipërinë në BE”, shkruan Sako.
