Kryebashkiakja Emiriana Sako ka marrë pjesë në sesionin e 45-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale mbajtur në Strasburg.
Ajo ishte pjesë e delegacionit shqiptar së bashku me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, kryetare e Këshillit të Qarkut Dibër dhe zv/kryetare e delegacionit, Alma Selami dhe Adelina Farrici, në cilësinë e Sekretares së Delegacionit.
Teksa ka ndarë fotot me ndjekësit në “Facebook”, Sako shkruan se “për delegacionin ishte me interes të madh pjesëmarrja në ditën e dytë të kongresit, ku u prezantua edhe raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.”
Postimi i plotë:
▶️ Gjatë sesionit të 45 të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale mbajtur në Strasburg, ku isha pjesë e delegacionit shqiptar së bashku me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, kryetare e Këshillit të Qarkut Dibër dhe zv/kryetare e delegacionit, Alma Selami dhe Adelina Farrici, në cilësinë e Sekretares së Delegacionit.
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës 🇪🇺 ka rinovuar presidencën me rastin e Sesionit të 45. Anëtarët e Kongresit zgjodhën Marc Cools (Belgjikë, GILD) si Presidentin e ri të Kongresit, për një mandat dy vjet e gjysmë. Cools është nënkryetari i parë i Bashkisë Uccle (Belgjikë) dhe më parë ka qenë kryetar i Grupit të Pavarur dhe Liberal Demokrat në Kongres.
Për delegacionin ishte me interes të madh pjesëmarrja në ditën e dytë të kongresit ku u prezantua edhe raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. 🇦🇱
Sipas raportit të kongresit, zgjedhjet vendore të 2023 u zhvilluan në një mjedis të qetë dhe transparent, por sigurisht që ka ende vend për përmirësim.
Ndër të tjera, pjesë e axhendës së Kongresit ishte diskutimi në lidhje me rolin e autoriteteve lokale dhe rajonale në sigurimin e llogaridhënies, Karta e III Urbane Evropiane (2023), roli i rajoneve në tranzicionin energjetik, eksperianca rajonale në realizimin e SDG-ve, mediat lokale dhe rajonale si roje të kohezionit të komunitetit dhe angazhimi i të rinjve në pushtetin lokal.