Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka reaguar lidhur me tërmetin katastrofik që ka goditur Turqinë duke shkaktuar qindra viktima.

Teksa shpreh ngushëllim për jetët e humbura dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit, Sako shprehet se Durrësi “si një qytet që është goditur nga tërmeti dhe i njeh mirë plagët që shkakton ai, solidarizohemi me Turqinë dhe i qëndrojmë pranë popullit mik në këto momente të vështira!”

Postimi i Sakos:

“Me hidhërim e dhimbje të thellë përjetuam fatkeqësinë e rëndë të Turqisë. Si një qytet që është goditur nga tërmeti dhe i njeh mirë plagët që shkakton ai solidarizohemi me Turqinë dhe i qëndrojmë pranë popullit mik në këto momente të vështira! 🙏🏻

Lutemi për jetët e humbura dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe Zoti u dhëntë të gjithë forcën e duhur miqve tanë për ta përballuar këtë tragjedi. 💔“.