Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me banorët e zonës së plazhit që jetojnë në pallatet parafabrikate.

Sako tha se bashkia ka si synim rikonstruksionin e plotë të këtyre pallateve, njëlloj siç është bërë në lagjen nr 18.

Postimi i plotë i Sakos në “Facebook”:

Në një takim me banorë të plazhit që banojnë në godina të ndërtuara përpara viteve ’90.

Ne kemi synimin t’i rikonstruktojmë plotësisht këto pallate ku ata banojnë me qëllim të përmirësojmë cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

Bashkëbiseduam për qëllimin tonë për të rehabilituar të gjithë bllokun e këtyre pallateve ashtu siç kemi bërë me bllokun e pallateve parafabrikate në lagjen 18.