Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar një vizitë zyrtare në bashkinë e Shkupit, ku ka takuar homologen e saj atje.
Gjatë takimit, qytetarja e parë e Durrësit e ka njohur kryebashkiaken e Shkupit me vlerat dhe historinë e Durrësit dhe i ka bërë një ftesë zyrtare për një vizitë në qytetin bregdetar.
Postimi i plotë:
“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut zhvillova një takim me kryetaren e bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska.
E njoha kryebashkiaken e Shkupit me vlerat e rralla, historinë dhe resurset e Durrësit.
Gjithashtu biseduam për bashkëpunimin midis dy qyteteve tona në fusha të ndryshme, ekonomike, kulturore, arsimore e turistike duke shprehur vullnetin dhe besimin se ky bashkëpunim dhe shkëmbimi i eksperiencave pozitive për qytetarët e të dy qyteteve do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.
E ftova kryebashkiaken e Shkupit për një vizitë zyrtare në Durrës, ftesë që ajo e pranoi me kënaqësi.