Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me kryetarin e bashkisë së Vallefoglia të Italisë, Palmiro Ucchielli.

Në postimin e saj në rrjetet sociale Sako shkruan se në takim kanë diskutuar për bashkëpunim në fusha të ndryshme, sidomos në ato kulturore e turistike.

Ndërsa kryebashkiaku i Vallefoglias, Ucchielli, është shprehur se ka patur gjithmonë shumë dëshirë për të vizituar Durrësin.

Postimi i plotë:

Zhvillova një takim me kryetarin e bashkisë së Vallefoglia të Italisë, Palmiro Ucchielli.

E njoha kryebashkiakun Ucchielli me potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik e turistik të qytetit tonë si dhe me trashëgiminë tonë kulturore. Nga ana e tij kryebashkiaku i Vallefoglias, Ucchielli, u shpreh se kishte patur gjithmonë shumë dëshirë për të vizituar Durrësin dhe se kishte mbresa mjaft pozitive nga qyteti ynë ku këtë sezon turistik ka patur një numër shumë të madh turistësh italianë.

Diskutuam edhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos në ato kulturore e turistike.