Kryebashkiakja Emiriana Sako ka pritur sot në një takim drejtuesit e anijes së NATO-s “TCG Kemal Reis” që ndodhet në portin e Durrësit për një vizitë portuale.

Në takim merrnin pjesë komandanti i kësaj anijeje flamurtare, e cila i përket grupit të dytë të anijeve të gatshme të NATO-s, Kundëradmiral Ilker Avci, Kapiten i Rangut të parë, Grigorios Katsis dhe Kapiten i Rangut të parë, Savas Guleroglu.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Sako ndan disa foto dhe se me çfarë momentesh u ndal biseda e tyre:

“I njoha ushtarakët e NATO-s me resurset e shumta që ofron Durrësi në të gjitha planet si dhe me vlerat e rralla historike, arkeologjike por edhe ushtarake që ka qyteti ynë.

Bashkëbiseduam për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s të Shqipërisë dhe vendeve të tjera anëtare në këtë aleancë, për promovimin e paqes si dhe shprehëm bindjen në rritjen e këtij bashkëpunimi akoma më shumë në të ardhmen.”