Bashkia e Durrësit ka hapur një konkurim me qëllim nxitjen e aktiviteteve artistike dhe promovimit të pasurisë kulturore të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale.

Sako shkruan se “Thirrja për aplikimin e projekteve kulturore ka për qëllim mbështetjen e projekteve që realizohen brenda territorit të Bashkisë Durrës, përfshirë festivale, inovacione teknologjike për promovimin e trashëgimisë kulturore, promovimin e sportit dhe aktivitetet sportive, në sektorin e industrive krijuese, publikime që lidhen me pasurinë kulturore të Durrësit dhe shumë të tjera.”

Ndër të tjera bëhet e ditur se periudha e aplikimit për projektet është hapur që nga data 13 tetor dhe vijon deri më 13 nëntor 2023.

Postimi i plotë:

Bashkia e Durrësit ka hapur një konkurim me qëllim nxitjen e aktiviteteve artistike dhe promovimit të pasurisë kulturore të qytetit tonë. Po punojmë për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për kulturën, me synimin e përmirësimit të cilësisë së veprave artistike, zhvillimit të skenës artistike të pavarur, dhe lehtësimit të aksesit në burimet e reja të financimit.

Thirrja për aplikimin e projekteve kulturore ka për qëllim mbështetjen e projekteve që realizohen brenda territorit të Bashkisë Durrës, përfshirë festivale, inovacione teknologjike për promovimin e trashëgimisë kulturore, promovimin e sportit dhe aktivitetet sportive, në sektorin e industrive krijuese, publikime që lidhen me pasurinë kulturore të Durrësit dhe shumë të tjera.

Projektet e pranuara duhet të zbatohen në vitin buxhetor 2024.

Periudha e aplikimit për projektet është hapur që nga data 13 tetor dhe vijon deri më 13 nëntor 2023.

Aplikimet mund të dorëzohen në formën e printuar ose përmes rrugës postare në zyrën e marrëdhënieve me publikun pranë Bashkinë Durrës.