Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, në kuadër të Ditës Botërore të Mjekëve, u ka akorduar çertifikatë mirënjohjeje personelit shëndetësor të 14 qendrave shëndetësore të Durrësit.

Sako shkruan në rrjetet sociale se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë.

Postimi i plotë:

Në një aktivitet të veçantë në Ditën Botërore të Mjekëve, me mjekë e infermierë të qendrave shëndetësore të Durrësit.

Me këtë rast në shenjë vlerësimi për punën e tyre dhe përgjegjshmërinë në detyrë që nderon misionin e lartë të bluzës së bardhë u akorduam çertifikatë mirënjohjeje personelit shëndetësor të 14 qendrave shëndetësore të Durrësit.

Mirënjohje për mjekët dhe infermierët që janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë sepse janë pikërisht ata që janë përballur edhe me sfida mjaft të vështira siç ishte periudha e pandemisë, e punojnë çdo ditë pa pushim, me pasion, humanizëm por dhe me shumë sakrifica në shërbim të pacientëve të Durrësit dhe të gjithë vendit.

3 qendra shëndetësore janë rikonstruktuar

1 tjetër do të rehabilitohet brenda këtij viti.

1 qendër e re po ndërtohet.

8 qendra të tjera do të rikonstruktohen

3 qendra të reja shëndetësore do të ndërtohen.