Në 7-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako uron këtë ditë të veçantë për kombin shqiptar dhe shprehet se ne të gjithë krenohemi me Nënë Terezën dhe veprën e saj.

Sako shkruan në faqen e saj në “Facebook”:

“Shenjtorja shqiptare e mbarë Njerëzimit, Shën Tereza është simboli i humanizmit, paqes dhe solidaritetit e përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Nënë Tereza u shndërrua në burim frymëzimi për njerëzimin duke e përfaqësuar denjësisht popullin shqiptar në mbarë botën.

Është nder dhe detyrë për të gjithë ne që mësimet e saj t’i bëjmë pjesë të jetës sonë, sjelljes dhe veprimeve tona të përditshme.’