Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të xhamisë në Durrës, ku krahas shkruan:

“Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit për festën e Fiter Bajramit.

I uroj të gjithë shqiptarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar.

Fiter Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonisë, ku të gjithë festojmë këtë ditë të shënuar që na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë por edhe në të gjithë vendin.”