Deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se polici i arrestuar në Malësinë e Madhe për ngacmimin seksual ndaj një 15-vjeçareje ishte larguar nga Policia e Shtetit për tentativa përdhunimi, por u rikthye nga Rilindja gjatë zgjedhjeve.

Salianji shprehet se shumë prej grave dhe vajzave e kanë denoncuar në komisariat Berhan Bajrakurtin, por policia i ka shpërfillur dhe nuk ka marrë asnjë herë denoncimet e tyre.

“Sot ekzistojnë prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit”, shkruan Salianji, i cili shton se disa prova dhe video i kanë shkuar ne inbox nga punonjës policie dhe “janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike”. 

“Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.

Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!”, shkruan Salianji.