Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Luarza 1”.
I arrestuari Naser Lohja dhe Pllumb Lohja, i shpallur në kërkim, në fshatin Liarzë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë.
Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë kanaabisi, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.