Policia greke ka sekuestruar rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë në kuadër të një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Mediat bëjnë me dije se është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, ku janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 80 pako me 86 kg 500 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar i moshës 32-vjeçare.

Është ndaluar edhe një mjet i dytë në Kozani, i cili shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga ka përfunduar dhe drejtuesi 39-vjeçar i mjetit të dytë.

Gjate kontrolleve u gjeten dhe sekuestruan 104 gram marijuanë, 1345 euro, 2 celulare, 1 peshore. Mjeti i sekuestruar rezulton i marrë me qira.