Teatri i Kukullave vjen sërish këtë fundjavë në Durrës, këtë herë me shfaqjen “Vitaminat e Jetës”.

Në datat 28 dhe 29 maj, në oraret 10.30 dhe 12.00 vogëlushët e kopshteve, por edhe ata ciklit fillor do të kenë mundësi të ndjekin në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit shfaqjen me regji të Endrit Çelës dhe Nelson Mullës, si dhe skenografi të Beqo Nanajt.

Kjo shfaqje përveç se do të argëtojë fëmijët, synon t’i informojë ata mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe zhvillimin e zakoneve të mira dhe dashurinë për Tokën.

Për informacion dhe rezervime telefononi në 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯.