Jeb Bush, njëri nga kandidatët republikanë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ka përfunduar fushatën e tij dhe është dorëhequr, duke pranuar dështimin. Djali dhe vëllai i ish-presidentëve George Bush dhe George W. Bush nuk ka patur një fushatë të mirë presidenciale, duke u renditur me rezultate të dobëta, sipas sondazheve. Ai deklaroi dorëheqjen pas një fushate zhgënjyese në Karolinën e Jugut. Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush, javën e kaluar u shoqërua në fushatë nga vëllai George W. Bush për të përmirësuar imazhin e tij, por pavarësisht asgjë nuk ndikoi.
SHBA, Jeb Bush tërhiqet nga gara presidenciale
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kuvendi i Malit të Zi heq imunitetin për zyrtarët e lartë në rastet e korrupsionit
Qëlloi me pistoletë në ajër pas një konflikti, arrestohet 53-vjeçari në Bunec
Kujdes nga këto lodra që të gjithë fëmijët i duan! Përmbajnë lëndë djegëse dhe kokrra mbytëse





