Gjashtë vetë kanë humbur jetën, pasi një person filloi të qëllonte dhe të hapte zjarr ndaj të tjerëve, në qytetin Kalamazoo, në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave vendase, mes të vdekurve është edhe një fëmijë 8 vjeç. Policia thotë se ka arrestuar një person, që sipas saj është autori i vrasjeve. Katër persona u vranë në një restorant dhe dy të tjerë në një pikë të shitjes së makinave. Raportohet se tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një grua në gjendje të rëndë. Sipas policisë lokale, po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Të shtënat fillimisht nisën në një parking dhe më pas vijuan edhe në vende të tjera të qytetit.
SHBA, të shtëna me armë, gjashtë të vdekur, mes tyre edhe një fëmijë 8 vjeç
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kuvendi i Malit të Zi heq imunitetin për zyrtarët e lartë në rastet e korrupsionit
Qëlloi me pistoletë në ajër pas një konflikti, arrestohet 53-vjeçari në Bunec
Kujdes nga këto lodra që të gjithë fëmijët i duan! Përmbajnë lëndë djegëse dhe kokrra mbytëse





