Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ftuar edhe një herë tjetër shqiptarët nesër në protestë. Përmes një postimi në Facebook, Shehaj shkruan se e keqja mund të ndalet vetëm duke protestuar.
POSTIMI I PLOTË
Të dashur bashkatdhetarë. Të ngresh zërin, të protestosh per të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, është i vetmi mjet për të ndryshuar gjërat. Shqipëria bëhet vetëm duke i treguar pushtetarëve se qytetarët kanë pushtetin dhe qeveritarët janë në shërbim të tyre.
Nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë. Duke protestuar ndalim të keqen dhe largojmë politikanët e korruptuar. Vetëm duke ngritur zërin do ndalim hajdutët e kriminelët që në politikë dhe në rrugë.
Nëse duam që Shqipëria të bëhet, që të rriten punësimi e mirëqenia, që të kthehet rendi e siguria, të ndalet braktisja e vendit, duhet të ngrejmë zërin e të protestojmë masivisht. Unë nesër do protestoj. Ju pres të gjithëve në shesh!