Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës. Shpërthimi ndodhi në orën 14:00, teksa mësohet se për rrëzimin e tij u përdorën 350 furnela me 8 kg tritol.

Në katet e para u vendosën një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë, për të frenuar forcën e shpërthimit dhe dëmtimin e godinave rreth e qark saj.

Një ditë më parë, bashkia Durrës njoftoi se “Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës (IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës”.

DurrësLajm” sjell më poshtë pamjet nga momenti i shpërthimit.