Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e shembjes së një skele, ku ishte duke punuar për rikonstruksionin e një godine në Bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

Mësohet si i plagosuri, rreth 38-vjeç është dërguar në spital me dëmtime të rënda në këmbë.

Siç duket dhe në pamjet filmike të siguruara për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat policore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.