Një urë në distriktin Shunyi verilindor të Pekinit u shemb të mërkurën në mëngjes pasi një zjarr shpërtheu në strukturën e saj.
Siç raporton Associated Press, nuk raportohet për të lënduar, pasi ura tashmë ishte e mbyllur për qarkullim.
Kjo është Ura e lumit Chaobai, e cila u dëmtua pas një zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm. Zjarri është shuar më pas, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e tij.
Qasja në urë u bllokua për të 2 kahët e qarkullimit kur pjesa qendrore e saj u shemb për shkak të dobësisë strukturore. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tym të trashë gri që ngrihet nga anët e urës.
#BreakingNews
— 鳳凰衛視PhoenixTV (@PhoenixTVHK) April 23, 2025
A bridge in Beijing has experienced smoke and a collapse, with no casualties reported so far. pic.twitter.com/pq81q3dM63