Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mesditën e sotme te lagjja nr.18 në Durrës te aksi rrugor “Aleksandër Goga”.
Nga burime zyrtare policore, “DurrësLajm” mëson se kanë qenë dy persona që janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm mes tyre. Ata janë qëlluar me grushta dhe sende të forta, teksa mësohet se të dy janë ndaluar dhe janë shoqëruar në komisariat.
Pas sinjalizimit të situatës, efektivë të shumtë policie mbërritën në vendngjarje, teksa bëhet e ditur se hetimet për zbardhjen e rastit vazhdojnë.