Ekipet U21, Erzeni dhe Partizani kanë zhvilluar një ndeshje këtë të martë në stadiumin e Shijakut “Tofik Jashari”. 

Pas përfundimit të ndeshjes, e cila është mbyllur me rezultatin 2-2, lojtarët e të dy ekipeve janë përfshirë në një konflikt fizik. 

Si rezultat, 2 të plagosur janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ndërsa rreth 20 të rinj janë shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet për ngjarjen. 

Njoftimi i policisë:

Shijak

Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.