Një konflikt fizik raportohet të ketë ndodhur në ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Sipas policisë, tre shtetas, banues në Durrës kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë goditur me grushte shtetasin e identifikuar me inicialet E. R.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e qarkut bëjnë me dije se Komisariati i Policisë Durrës “arrestoi në flagrancë shtetasit B. K., 37 vjeç, E. K., 37 vjeç dhe K. Ll., 41 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi në ambientet e spitalit të Durrësit, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. R.