Një15-vjeçar është paraqitur këtë mbrëmje, rreth orës 20:50 në spitalin e Korçës për të kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa lëndimeve që kishte në trup të shkaktuara me mjet prerës.

I mituri dyshohet se është goditur me thikë gjatë në një konflikt fizik që ka pasur në lagjen nr. 12 të qytetit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.