Dy gra janë proceduar penalisht nga Policia në gjendje të lirë, pas një konflikti që kanë pasur me një shtetase tjetër në zonën e plazhit në Durrës.

Bëhet fjalë për shtetaset R. J., 46 vjeçe dhe G. J., 22 vjeçe, të dyja banuese në Durrës, të cilat janë konfliktuar me shtetasen A. Ç., për motive të dobëta.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset R. J., 46 vjeçe dhe G. J., 22 vjeçe, të dyja banuese në Durrës, pasi janë konfliktuar me shtetasen A. Ç., për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.