Dy të rinj, një nga të cilët adoleshent, kanë mbetur të plagosur në Kavajë pas një sherri për motive të dobëta dhe ndodhen të shtruar në spital.

“Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore”,- bën të ditur policia..

Mësohet se shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.