Një konflikt i çastit mes dy personave është regjistruar në zonën e parkimit tek Mauzoleumi i Dëshmorëve në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërkohë që sipas policisë në të janë përfshirë shtetasit B. K., 51 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.
Mësohet se dy shtetasit njihen nga efektivët e rendit si përdorues të lëndëve narkotike dhe konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Siç duket edhe nga fotot që “DurrësLajm” ka siguruar nga vendngjarja, aty kanë qenë të pranishëm shumë efektivë policie, që kanë bërë shoqërimin në komisariat të dy shtetasve në fjalë.

Njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka përfunduar në tokë, por nuk është e qartë nëse ka ndodhur për shkak të sherrit apo të konsumimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës i referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.K. Dhe A.A.
M.B.