Publikimi i videos së një konflikti mes policisë dhe një të riu ndezi një debat virtual, lidhur me mënyrën sesi policia procedoi për neutralizimin e tij.
Në videon e publikuar fillimisht nga “DurrësLajm” efektivët dëgjohen të ofendojnë të riun, ndërsa e godasin në momentin kur ai është shtrirë në tokë.
“DurrësLajm” po sjell gjithashtu 2 video të plota, pamje filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, të cilat dëshmojnë gjithçka që ka ndodhur.
Në videon e parë i riu shihet me thikë në dorë, teksa dorëzohet përballë efektivëve, ndërsa konflikti nis në momentin që ai shoqërohet për në furgon.



përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar “Double Degree” me Institutin Politeknik të Bragançës">


