Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur në Durrës ku njëri prej tyre ka rrahur tjetrin dhe madje ka tentuar t’i vërë flakën dhe makinës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.