Një konflikt fizik ka ndodhur mes dy familjeve në Podujevë të martën dhe për pasojë 9 persona kanë përfunduar në spital.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishekë dhe një shkop.

“Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.