Shfaqja “Djali miliarder” e vënë në skenë nga Teatri Kombëtar i Kukullave u mrëprit nga vogëlushët e kopshteve dhe shkollave të Durrësit.

Interpretimi i trupës së aktorëve u mirëprit me shumë të qeshura dhe duartrokitje nga publiku i vogël, që shprehu dëshirën që shfaqje të tilla të ketë më shumë në qytetin bregdetar. Për shumë prej tyre ishte hera e parë që shihnin një shfaqje të tillë live.

Për aktoren Ermonela Alikaj mesazhi i shfaqjes “Djali miliarder” është shumë aktual dhe goditës për shoqërinë tonë.

“Fëmijët kanë nevojë për praninë dhe dashurinë e prindit”, thotë ajo, “dhe jo për gjërat materiale”.

Ndërsa aktori Ilia Kaçi, në prononcimin e tij për “DurrësLajm” u ndal tek vështirësia profesionale për të interpretuar para fëmijëve.

Shfaqja “Djali miliarder” me regji të Ina Morinajt pati sot premierën e saj me dy shfaqje në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

M.B.