Pas skenës së teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe dy fasonerive në Durrës, shfaqja teatrale “Këpucët e kuqe” këtë herë është zhvendosur në Fakultetin e Edukimit në UAMD, në sallën e konferencave.

Shfaqja e cila kërkon sensibilizimin e shoqërisë sa i përket dhunës në familje ka nisur me fjalën e zv/rektores Renata Tokrrit për t’u mbyllur me diskutime ndërmjet studentëve për impaktin që ka tek ta teatri i angazhuar me çështjet sociale.

Nën regjinë e Driada Dervishtit dhe aktoreve të njohura si, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Erjona Kakeli, etj, “Këpucët e kuqe” do të udhëtojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për këtë fenomen kaq aktual.