DurrësLajm” ka siguruar pamjet nga momenti, kur 24-vjeçari Eduard Buqeza është qëlluar me armë zjarri.

Ai u plagos nga djali i xhaxhait, i identifikuar si Ilir Buqeza, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e banesës së 24-vjeçarit pas një konflikti të çastit.

E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës, të cilat “DurrësLajm” po i transmeton më poshtë.